Gjendja e rënduar me pandeminë Covid-19, bëri që disa parti politike të kërkojnë që fushata zgjedhore të shkurtohet. Përveç shkurtimit të fushatës zgjedhore u dha edhe ideja për shtyrje të zgjedhjeve lokale.

Në lidhje me këtë çështje, është deklaruar për “TV Malisheva”, edhe kandidati për kryetar të Malishevës, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Isni Kilaj.

Kilaj ka thënë se është për që fushata të shkurtohet, pasi që sipas tij, më e rëndësishme se fushata zgjedhore është jeta e qytetarëve.

“Personalisht jam që fushata zgjedhore duhet të shkurtohet, sepse më e rëndësishme është jeta e qytetarëve se sa fushata jonë zgjedhore”, ka thënë Kilaj në një bisedë për “TV Malisheva”.

Tutje, ai gjithashtu ka bërë me dije se partia e tij tashmë është e gatshme për t’i fituar zgjedhjet në Malishevë.

“Partia Demokratike e Kosovës është e përgatitur për të fituar zgjedhjet në Malishevë. Çdo gjë është në rregull. Fushatë të hapur nuk jemi duke bërë, por vetëm kontakte me qytetarët. Malishevasit janë duke na mirëpritur, në mënyrë individuale, jo në forma grupore. Kontaktet me qytetarët gjithmonë i kemi pasur, njashtu vazhdojmë t’i kemi edhe tani”, ka thënë kandidati për kryetar të Malishevës, Isni Kilaj, për “TV Malisheva”.

Kujtojmë se ishte fillimisht kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i cili javën e kaluar përmes një letre drejtuar kryetarit të LVV-së, Albin Kurti, atij të PDK-së Memli Krasniqit, dhe kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj ka kërkuar që fushata zgjedhore të shkurtohet nga 30 ditë në vetëm 10 ditë. /TV Malisheva

Share.