Në kuadër të fushatës zgjedhore, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Malishevës Isni Kilaj ka mbajtur sot një tubim zgjedhor me qytetarë, ku mori pjesë edhe kryetari Memli Krasniqi.
Kilaj përmes një postimi në Facebook pasi këtij tubimi ka dhënë se Malisheva e tregoi se është gati për rrugëtimin e përbashkët.
Ai shprehet se programi i tij prej 12 pikave do të shërbejë si dëshmi që nuk janë dëshira në letër, por projekte që do të bëhen realitet.
“Malisheva e tregoi se është gati për rrugëtimin e përbashkët. Ajo e tregoi adresën e fitores me 17 tetor, e që është PDK me numrin 177. Malisheva i tha po zhvillimit dhe ecjes së përbashkët. Programi im prej 12 pikave do të shërbejë si dëshmi që nuk janë dëshira në letër, por projekte që do të bëhen realitet”, shkruan Kilaj, përcjell TV Malisheva.
Ja shkrimi i tij:
Bashkë me kryetarin Memli Krasniqi dhe bartësen e listës për Kuvendin e Malishevës, Mirlëlinda Gashin, takuam qytetarët e Malishevës në një tubim madhështor.
Malisheva e tregoi se është gati për rrugëtimin e përbashkët. Ajo e tregoi adresën e fitores me 17 tetor, e që është PDK me numrin 177.
Malisheva i tha po zhvillimit dhe ecjes së përbashkët.
Programi im prej 12 pikave do të shërbejë si dëshmi që nuk janë dëshira në letër, por projekte që do të bëhen realitet.
Bashkë me qytetarët do të qeverisim!
Bashkë për qeverinë e re lokale që do t’i japë dinamikë të madhe zhvillimit!
Bashkë për Malishevën!
Votoni numërin 177!
Votoni PDK-në! /TV Malisheva