Isni Kilaj, kryetar i degës së PDK-së në Malishevë, njëherësh edhe kandidat për të parin e kësaj komune, përmes një postimi në Facebook ka thënë se ka vendosur t’i hyjë garës, pasi që një gjë të tillë ia kanë kërkuar qytetarët malishevas, shkruan TV Malisheva.

Kilaj ka theksuar gjithashtu se projektet e mandatit tij; 2007-2013 janë evidente dhe janë krenaria e të gjithë atyre që janë angazhuar.

Ndërsa, nuk ka lënë pa falënderuar edhe ish-kryetarët e kaluar të Malishevës për punët e bëra në të mirë të komunës, përcjell TV Malisheva.

“Unë i jam mirënjohës gjithsecilit që ka vendos qoftë edhe një gur për Malishevën, për komunën tonë që doli tërësisht e shkatërruar nga lufta, dhe sot i ngjanë një komune me fshatra të bukura e qytete; që e sheh veten me shkolla fillore e të mesme moderne, Muze, Shtëpi te Kulturës, Stadium e parqe të qytetit. Për krejt këto dua sot t’i falënderoj edhe ish kryetaret që kanë bë punë në mbështetjen e Malishevës: Jakup Kastrati, Gani Krasniqi e Ragip Begaj. Kam punuar më të gjithë dhe i vlerësoj lartë për atë që kanë bërë për Malishevën”, shkruan Kilaj në Facebook, transmeton TV Malisheva.

Ja postimi i Kilajt:

Jam shumë i lumtur për projektet e qeverisjes sime që po diskutohen këto ditë.

Unë dua të them se ato projekte të mandatit tim 2007-2013 janë evidente dhe janë krenaria e të gjithë atyre që janë angazhuar.

Unë asnjëherë nuk kam thënë që historia e Malishevës ka filluar me mua dhe as që mbyllet me mua. Unë jam këtu sepse qytetarët e Malishevës e kërkuan, dhe me ta dhe për ta e shoh edhe qeverisjen e ardhshme.

Unë i jam mirënjohës gjithsecilit që ka vendos qoftë edhe një gur për Malishevën, për komunën tonë që doli tërësisht e shkatërruar nga lufta, dhe sot i ngjanë një komune me fshatra të bukura e qytete; që e sheh veten me shkolla fillore e të mesme moderne, Muze, Shtëpi te Kulturës, Stadium e parqe të qytetit.

Për krejt këto dua sot t’i falënderoj edhe ish kryetaret që kanë bë punë në mbështetjen e Malishevës: Jakup Kastrati, Gani Krasniqi e Ragip Begaj. Kam punuar më të gjithë dhe i vlerësoj lartë për atë që kanë bërë për Malishevën.

Rrugën që e kemi bërë bashkë ka qenë shumë e vështirë, kemi punuar në rrethana të jashtëzakonshme e kemi bë edhe ndonjë gabim të paqëllimshëm. Por ajo që na bashkon është qëllimi për një Malishevë të zhvilluar. /TV Malisheva

Share.