Kandidati për kryetar të Malishevës nga radhët e Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Isni Kilaj, ka vazhduar me aktivitetet në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, raporton TV Malisheva.

Në kuadër të fushatës, Kilaj po takon biznese të shumta që operojnë në Komunën e Malishevës si dhe qytetarë të shumtë, kështu duke i dëgjuar kërkesat dhe nevojat e tyre.

- Reklamë e sponsoriuzar -

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Malishevës, Isni Kilaj, së bashku me deputetin Enver Hoxhaj, kryetarin e PDK-së në Klinë Sokol Bashota dhe kandidaten për asambleiste, Mirëlinda Gashi, kanë vizituar fshatin Bubël.

Kilaj në këtë fshat ka shpalosur programin e tij qeverisës për vitet e ardhshme, përcjell TV Malisheva.

Ja shkrimi i Kilajt:

Sonte ne Bubël, me deputetin Enver Hoxhaj, kryetarin e PDK -së në Klinë Sokol Bashota dhe kandidaten për asambleiste, Mirëlinda Gashi, shpalosëm programin prej 12 pikave.

Në Bubël gjithmonë na kanë pritur e mbështetur me zemër.

Ky fshat është gati edhe për 17 tetor, për fitoren e madhe dhe ditën kur Malisheva nis kapitullin e zhvillimit e përparimit.

Bashkë për Bublin!

Bashkë për Malishevën!

#177

#PDK /TV Malisheva

Share.

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/beklpuib/public_html/wp-includes/functions.php on line 5107