Kandidati i PDK-së, Isni Kilaj, se bashku me të rinjtë e Malishevës është duke e përcjellë ndeshjen ndërmjet Suedisë dhe Kosovës e cila po zhvillohet në stadiumin “Friend Arena” në Suedi.

Kilaj përmes një postimi në Facebook, thotë se, çdo ndeshje e Kosovës është moment i veçantë.

Madje, ai shprehet se përjetimet që i japin djelmoshat e Kosovës për të janë të paharrueshme.

“Futbolli i tyre është krenari për gjithë vendin tonë. Jemi sonte bashkë me të rinjtë e Malishevës për t’i mbështetur, duke pritur fitore ndaj Suedisë”, shkruan Kilaj, përcjell TV Malisheva.

Ja shkrimi i tij:

Çdo ndeshje e Kosovës është moment i veçantë. Përjetimet që na japin djelmoshat tanë janë të paharrueshme.

Futbolli i tyre është krenari për gjithë vendin tonë.

Jemi sonte bashkë me të rinjtë e Malishevës për t’i mbështetur, duke pritur fitore ndaj Suedisë.

Kosova jonë! /TV Malisheva

Share.