Me qindra qytetarë kanë dhënë përkrahjen për kandidatin e PDK-së, Isni Kilaj, për kryetar të Malshevës.

Kilaj përmes një postimi në Facebook ka falënderuar të gjithë qytetarët dhe aktivistët për kontributin e dhënë.

“Sot, kur vetëm edhe e nesërmja na ndanë nga dita e fitores, dua të ju falënderoj përzemërsisht. Jam mirënjohës thellësisht për secilin nga ju, për angazhimin e kontributin tuaj, i cili mua më ka dhënë motiv shtesë dhe më ka bindur edhe më shumë për fitoren tonë të përbashkët”, ka thënë ai.

Ja shkrimi i tij:

Të dashur qytetarë të Malishevës, aktivistë e mbështetës të PDK-së, të gjithë ju që jeni bashkuar me projektin për Malishevën e zhvilluar, sot po e përmbyllin një muaj jashtëzakonisht dinamik.

Përgjatë gjithë kësaj kohe ishim bashkë në takime e tubime, ishim me njëri-tjetrin në diskutime të vazhdueshme, duke diskutuar secilin problem të komunës sonë e duke projektuar zgjidhjen e tyre.

Bashkë ia kemi dalë ta ndërtojmë një projekt për këndelljen e komunës sonë, për forcimin e progresin e saj. Bashkë jemi angazhuar që më 17 tetor ta mundësojmë jetësimin e tij. Bashkë edhe do ta bëjmë realitet.

Sot, kur vetëm edhe e nesërmja na ndanë nga dita e fitores, dua të ju falënderoj përzemërsisht. Jam mirënjohës thellësisht për secilin nga ju, për angazhimin e kontributin tuaj, i cili mua më ka dhënë motiv shtesë dhe më ka bindur edhe më shumë për fitoren tonë të përbashkët.

Faleminderit nga zemra! Bashkë shihemi në fitore! Bashkë për Malishevën e zhvilluar!

#177

#PDK /TV Malisheva

Share.