Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Malishevës, Isni Kilaj, ka thënë se punëtorët e arsimit e meritojnë pagesën për shujtën, dhe se kjo e drejtë është e fituar me kontratën kolektive, shkruan TV Malisheva.

Kilaj përmes një shkrimi në Facebook thekson se moszbatimi i saj është shkelje e së drejtës së punëtorëve.

Në fund, Kilaj ka premtuar se Malisheva e qeverisur nga ai do t’ua realizojë të drejtat të gjithëve.

Ky është shkrimi i Kilajt:

Punëtorët e arsimit e meritojnë pagesën për shujtën. Kjo e drejtë është e fituar me kontratën kolektive.

Sipas saj secili punëtorë i arsimit gëzon të drejtën e pagesës për shujtë.

Moszbatimi i saj është shkelje e së drejtës së punëtorëve. Dhe kosto shtesë për buxhetin e komunës.

Ne nuk do të paguajmë për dënime të gjykatës, por do të realizojmë të drejtat e tyre të fituara me Kontratë Kolektive.

Punëtorët e arsimit e meritojnë këtë. E kanë fituar si të drejtë.

Askush nuk mundet t’ua ndalë.

Shujtat, paga jubilare, pagat pas pensionimit do të paguhen me kohë dhe do të jenë të planifikuara në buxhet.

Malisheva e qeverisur nga unë do t’ua realizojë të drejtat të gjithëve.

Bashkë për Malishevën!

#PDK 177

#Isni Kilaj 177 /TV Malisheva

Share.

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/beklpuib/public_html/wp-includes/functions.php on line 5107