Isni Kilaj, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, që synon kreun e Komunës së Malishevës, ka prezantuar 12 pikat kryesore të programit të tij për shëndetësi, shkruan TV Malisheva.

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Malishevë, përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, ka shkruar se Malisheva me “Qeverisjen Kilaj” do të jetë komunë e shëndetshme, sepse, sipas tyre, do të jetë komunë që investon në shëndetësi.

“1.Do të krijojmë ekipe mobile për vaksinim të qytetarëve në shtëpitë e tyre me vaksina anti Covid.  2.Do ta funksionalizojmë e furnizojmë mire Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare. 3.Menaxhmenti në të gjitha pozitat në QKMF do të plotësohet përmes konkursit publik, në mënyrë transparente ku do të kenë pjesë në vendimmarrje edhe pranuesit e shërbimeve mjekësore (pacientët, shoqëria civile dhe sindikatat, etj)”, thuhet në disa nga pikat e programit të Kilajt për shëndetësi.

Këto janë 12 pikat kryesore të programit për shëndetësi të Kilajt:

#IsniKilaj

Me qeverisjen time Malisheva do të jetë komunë e shëndetshme sepse do të jetë komunë që investon në shëndetësi.

12 pikat kryesore të programit për shëndetësi:

1.Do të krijojmë ekipe mobile për vaksinim të qytetarëve në shtëpitë e tyre me vaksina anti Covid.

2.Do ta funksionalizojmë e furnizojmë mire Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.

3.Menaxhmenti në të gjitha pozitat në QKMF do të plotësohet përmes konkursit publik, në mënyrë transparente ku do të kenë pjesë në vendimmarrje edhe pranuesit e shërbimeve mjekësore (pacientët, shoqëria civile dhe sindikatat, etj).

4.Do t’i funksionalizoj të gjitha Ambulantat e Mjekësisë Familjare të cilat që nga vitit 2014 nuk kanë as mjek e as barna esenciale, në të cilat mjekët do të jenë të pranishëm së paku tre herë në javë.

5.Do të ngrisim kapacitete të veçante për kujdesin ndaj shëndetit mendor përmes të cilit do t’i ndihmojmë të gjithë qytetarët e Malishevës të cilët ndjejnë vështirësi në përballimin e situatës së rënduar për shkak të Pandemisë.

6.Do të sigurojmë mbështetje për punëtorët e rregullt përmes projekteve mbështetëse të kontraktuara nga Handikos. Do të kujdesemi për shërbime të mira për mjekimin shtëpiak për të sëmurët me sëmundje të rënda dhe ata me kushte të vështira.

7.Do të planifikohen dhe blihen me kohë dhe me bollëk barnat dhe mjetet tjera që nuk përfshihen në listën esenciale.

8.Barnat dhe mjetet tjera do të blihen sipas kërkesave të profesionistëve, në mënyrë transparente dhe larg nga ndikimet politike e biznesore.

9.Përfituesit e skemës sociale të përzgjedhur nga komisionet relevante do të prezantohen në mënyrë transparente dhe publike në përputhje me dispozitat ligjore dhe me të drejtë ankese e cila do të shqyrtohej nga një komision i jashtëm.

10.Do të instalojmë sistemin e menaxhimit profesional të situatave emergjente, si kjo e pandemisë Covid-19 (vaksinimi, përcjellja e pacientëve në mjekim në shtëpi, krijimi i kushteve për mjekim në QKMF) apo edhe Etheve Hemoragjike.

11.Do të shtohet kujdesi shëndetësor preventiv (rritja, zhvillimi psiko-fizik, zbulimi i hershëm i anomalive, kujdesi preventiv stomatologjik) në çerdhe, shkolla fillore e të mesme.

12.Do t’i aktivizojmë shërbimet pas dite për diagnostikë, laborator rentgen, ultrazë, pediatric, gjinekologji, interno e stomatologji.

Bashkë për shëndetësinë!

Bashkë për Malishevën!

Isni Kilaj

PDK 177 /TV Malisheva

Share.