Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Malishevës, Isni Kilaj, mbrëmë se bashku me kandidatin Besnik Ibrahimi kanë vizituar banorët e fshatit Llapqevë, shkruan TV Malisheva.
Kilaj para banorëve të këtij fshati është zotuar se do t’i qëndrojnë besnik zotimeve të tyre.
Edhe në këtë takim, kandidati i PDK-së ka prezantuar programin e tij qeverisës për Malishevën.
Ja shkrimi i tij:
Mbrëmë në Llapqevë me kandidatin Besnik Ibrahimi prezantuam programin e fitores.
Bashkë me Besnikun do të ju qëndrojmë besnikë zotimet tona për Llapqevën!
Bashkë për Malishevën!
#177
#PDK /TV Malisheva