Isni Kilaj, kandidat i PDK-së për kryetar të Malishevës edhe sonte ka vazhduar aktivitetet e tij në teren në kuadër të fushatës zgjedhore, shkruan TV Malisheva.

Kilaj së bashku me kandidatët për Kuvend Komunal, kanë prezantuar programin e tyre qeverisës në fshatin në Turjakë.

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës përmes një postimi në Facebook, ka falënderuar banorët e këtij fshati për mbështetjen e dhënë.

Ky është shkrimi i Kilajt:

Bashkë me Mirëlinda Gashin dhe Kushtrim Zogajn, kandidatët për asamblenë komunale, prezantuam programin në Turjakë.

U zotuam se do të punojmë bashkërisht që programi për Malishevën e zhvilluar të bëhet realitet.

Faleminderit për mbështetjen!

Bashkë për Turjaken!

Bashkë për Malishevën!

#177

#PDK /TV Malisheva

Share.