Kandidati i PDK-së për kryetar të Malishevës, Isni Kilaj, pas Vërmicës ka vizituar fshatin Balincë, shkruan TV Malisheva.
Së bashku me Kilajn, edhe në Balincë ishte i pranishëm kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, me ç’rast kanë prezantuar programin e tyre qeverisës për Malishevën.
Ai përmes një postimi në Facebook ka theksuar se mbështetja e madhe që i është dhënë sonte për të është një një motiv shtesë, përcjell TV Malisheva.
Ja postimi i Kilajt:
Me kryetarin Memli Krasniqi dhe Mirlindë Gashin e Rrahim Kelmendin, kandidatë për asamble, u mirëpritëm në Balincë.
Folëm për problemet e fshatit dhe morëm sugjerimet, në përgatitje e sipër për fitoren e 17 tetorit.
Prezantuam programin tonë qeverisës që përmbledhë problemet e fshatit dhe u zotuam për zgjidhjen e tyre.
Mbështetja sonte është një motiv shtesë në rrugëtimin tonë të përbashkët.
Jemi afër fitores.
Bashkë do të fitojmë.
Bashkë për Balincën!
Bashkë për Malishevën!
#177
#PDK /TV Malisheva