Kandidati për kryetar të Malishevës, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Isni Kilaj, ka filluar fushatën zgjedhore duke i bërë një vizitë mjekëve në Qendrën e Mjekësisë Familjare “Shpëtim Robaj” në Malishevë.

Kilaj përmes një shkrimi në Facebook, shkruan se mjekët në vendin tonë kanë bartur barrën kryesore të përballjes me pandeminë Covid-19, përcjell TV Malisheva.

“Ishte kënaqësi, por edhe mësim i veçantë. Sepse vazhdojmë ta jetojmë një kohë në të cilën janë pikërisht mantelbardhët që kanë bartur barrën kryesore të përballjes me Pandeminë Covid 19, sëmundje e rëndë e fatale për shumë njerëz. Dhe është pikërisht kjo përvojë që na bën që edhe një herë t’i kthejmë sytë kah mjekët, kah përvoja e dija e tyre, përkushtimi e palodhshmëria që kanë treguar për tërë këtë kohë”, shkruan Kilaj në Facebook.

Ja shkrimi Kilajt:

Sot pata nderin t’i takoj e dëgjoj disa prej mjekëve të Malishevës.

Ishte kënaqësi, por edhe mësim i veçantë. Sepse vazhdojmë ta jetojmë një kohë në të cilën janë pikërisht mantelbardhët që kanë bartur barrën kryesore të përballjes me Pandeminë Covid 19, sëmundje e rëndë e fatale për shumë njerëz. Dhe është pikërisht kjo përvojë që na bën që edhe një herë t’i kthejmë sytë kah mjekët, kah përvoja e dija e tyre, përkushtimi e palodhshmëria që kanë treguar për tërë këtë kohë.

Bashkë për shëndetësinë!

Bashkë për Malishevën!

PDK 177 /TV Malisheva

Share.