Isni Kilaj, kandidat nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës pë kryetar të Malishevës, ka publikuar një video të rrallë.

Kilaj shihet duke mbajtur një fjalim 22 vite më parë, përcjell TV Malisheva.

Mes tjerash, kandidati i PDK-së ka bërë me dike se Malishevën e Lirisë do ta bëjë Malishevë të Zhvillimit e Përparimit.

Ja shkrimi i tij:

Këtu e 22 vite më parë. Me uniformën më të lavdishme që kam mbajtur.

Në rrugën më fisnike së cilës kam ecur. Rrugën e çlirimit. Drejt lirisë. Populli ka dhënë shumë për lirinë. Dëshmorët i kanë të gjitha – edhe jetën. Por qëllimin e kemi arritur. Sepse kthim prapa nuk kishte. Sepse pa liri nuk jetohej. Sepse ishim të vendosur. Siç jemi sot.

Të vendosur për zhvillim e barazi. Për liri e mundësi të reja. Sepse pa zhvillim e vende pune, shkollim të mirë, shëndetësi cilësore, infrastrukturë të përdorshme, kushte të barabarta për gratë si për burrat, nuk mund të jetojmë mirë.

Malishevën e Lirisë do ta bëjmë Malishevë të Zhvillimit e Përparimit. Të bëhemi bashkë pra!

Sikur më parë. Sa herë që kërkohet. Kudo ku kërkohet.

Unë Jam Gati!

Share.