Vashat e Istogut në hendboll e kanë mbrojtur titullin e kampionit të Kosovës, ku në finale të “PlayOff-it” mposhtën hendbollistet e Vushtrrisë.
Istogu e mposhti Vushtrrinë në finale të “PlayOff-it” me rezultat 2:0, ndërsa sonte shënoi fitore me shifrat 35:28.
Tainara Luna Goncalves ishte më efikasja tek Istogu me tetë gola. Gjashtë i kishte Arlinda Dinarica, ndërsa pesë i shënoi Dayane Pires Da Rocha.
Në anën tjetër, te Vushtrria, Burneta Rama i shënoi dhjetë gola. Shtatë i kishte Agnesa Hysa e pesë Gentiana Basholli.
Me fitoren e sotme, vashat e Istogut në krye me trajnerin, Faruk Shala, e përfunduan sezonin pa asnjë humbje.
Istogu më herët ka fituar edhe Kupën e Kosovës, ndërsa tani numëron tre tituj të kampionit të Kosovës. Të parin e fitoi në vitin 2019.
Vashat e Istogut kanë dominuar përgjatë gjithë sezonit, dhe tani i gëzojnë dy trofe.
Rezultati final i ndeshjes, 35:28 në favor të vashave të Istogut.
/TV Malisheva