Pas vendimit të bordit të FHK-së që kampionati të rifillon më 13/14 qershor, skuadra e qytetit të Istogut do të filloj të stërvitet nga 1 qershori, duke respektuar në përpikëri rekomandimet e institucioneve shëndetësore për parandalimin e Covid-19.
“Institucionet shtetërore kanë miratuar kërkesën e KHF Istogut për rikthimin e hendbollisteve tona që jetojnë në Mal të Zi të cilat do t’i bashkëngjiten skuadrës. Gjithashtu KHF Istogu ka njoftuar institucionet udhëheqëse të komunës së Istogut për fillimin e aktiviteteve të klubit dhe është në koordinim të plotë ndër institucional për veprimet e mëtutjeshme”, thuhet në njoftimin e Istogut.
“Urojmë që qytetarët istogas shpejt t’i kthehen jetës normale, të vazhdojnë të bëjnë kujdes e ti përmbahen rekomandimeve të institutit të shëndetit publikë, duke qenë shembull i mirë për gjithë të tjerët, dhe shumë shpejt pandemia Covid-19 t’i përkas së kaluarës për qytetin tonë të bukur Istogun, ndërsa ne të vazhdojmë ta përfaqësojmë atë dhe qytetarët tonë në nivelet më të larta evropiane”, thuhet në njoftimin e Istogut.