Kryeshefi i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi ka reaguar për shkarkimin e dy anëtarëve të Bordit të Telekomit të Kosovës dhe emërimin e dy të tjerëve të cilët i quajti militantët të Lëvizjes Vetëvendosje.
Istrefi në një konferencë për media tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe Bordi i Telekomit po mundohen ta kthejnë kontratën me Z-Mobile në Telekom.
Ai foli edhe për mbledhjen e sotme të nga ana e Bordit, i cili tha se janë duke bërë shkelje statusore të Telekomit të Kosovës, pasi mbledhja dhe agjenda duhet të dihet së paku tri ditë më parë.
Ai madje thotë se është shkelur edhe Kodi i Etikës Korporative.
Istrefi: Mbledhja e bordit, procedurë me shkelje ligjore
“Mbrëmë pas orarit të punës në orën 18:30 kam pranuar një email nga kryesuesi i Bordit me një njoftim në media që dy anëtar të bordit janë shkarkuar dhe janë zëvendësuar me dy të tjerë dhe këto urdhëra dhe vendime për zbatim të vendimeve politike besoj që nuk i bëjnë nder institucioneve ndërmarrjeve publike telekomit të Kosovës. Kam pranuar këtë email për mbledhje të jashtëzakonshme ku është thirr. Me pikë të vetme të rendit të ditës e cila është diskutim rreth zyrtarëve të lartë në telekom. Vetë fakti se si është thirrur mbledhja e bordit përben procedura dhe shkelje ligjore”, u shpreh Istrefi.
Kryeshefi i Telekomit të Kosovës i ka ftuar Bordin që të mos dëgjojnë vendimet e Albin Kurtit i cili çdo ditë vetë po e shkel Kushtetuan.
Istrefi: Nuk do të penalizohet Kurti por ai që merr vendime
“Vendimet të cilat i merr Albin Kurti që si zbatojnë militantët më shirita të kuq nëpër institucione publike nuk do të penalizohet Albin Kurti por do të penalizohet ai që merr vendime. Andaj bëjë që të bëjnë kujdes në marrje të vendimeve mos të dëgjohen njerëz që çdo ditë e shkelin Kushtetutën e ligjet e Kosovës dhe tenton që të krijojnë procedura siç i keni parë dy javë më herët kur me format e Policisë të rrethohet Telekomi dhe të uzurpohet në forma të dhunuese të 98,99′ ku aparatura e Millosheviqit uzurpojke institucionet publike”, tha ai.
Istrefi në këtë konferencë për media foli edhe për padinë që e kanë ngritur ndaj Bordit të Përkohshëm të Telekomit të Kosovës.
Istrefi: Vendimet e boridt nuk i zbatoj se janë të jashtligjshme
“Padinë e kam bërë më 17 prill dhe kam kërkuar një propozim të masës e cila do të thotë që vetë bordi në formën se si ka ardhur dhe është instaluad i përkohshëm jashtëligjshëm për mua më bënë me dyshuar dhe menduar që vendimet e tyre që i marrin që mos t’i zbatoj për arsye se janë të jashtëligjshme vetë ardhja e tyre jashtë procedurave ligjore nuk do thotë që zbatimin e atyre vendimeve nëse i zbatoj nuk bëjë vepra penal”, tha ai.
Kryeshefi i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi tha se anëtarët aktual ë Bordit janë militantë që po zbatojnë urdhëra politik ku qëllim të vetëm kanë kthimin e kontratës së Z Mobile në Telekomin e Kosovës.
Istrefi:Bordi ka ardhur për të zbatuar urdhëra politik
“Sot e kemi kryesues Genc Rracin i cili ka qenë punëtor i telekomit në 2009- 2012 dhe në kohën e tij është nënshkruar me Z -Mobile ndërsa në kohën time është shkëputur kontrata me z moblile në kohën time kam bërë kundërpadi tek ministria e linjës në mungesë të bordit dhe kam tentuar ta fus në vëmendje në bordin e drejtorëve por nuk kam hasur në mbështetje… ky bord nuk ka ardhur në cilësi të ekspertëve se si janë proklamuat por kanë ardhur në cilësi të zbatimit të urdhrave politik dhe urdhëratë politik e kanë sjell sot Telekomin këtu ku është sot dhe këto urdhëra politik nuk kanë me i shërbye këtij vendi… ky çka do është ta kthej prapë z mobile në Telekomin e Kosovës qëllimi i tij shihet qartë edhe i Vetëvendosjes, kryeministrit Albin Kurti”, theksoi ai.
Ai madje tha se në këtë bord janë njerëz që kanë të kulur kriminale.
Istrefi: Në bord njerëz me të kaluar kriminale
“Në Bordin e drejtorëve janë të instaluar njerëz politik që kanë të kaluar kriminale nëpër gjykata kërkoni ju mediat anëtarë të bordit që të nxjerrin certifikatën që nuk kanë të kaluar kriminale apo që nuk janë nën hetime në prokurorinë e Kosovës dhe të na sjellin njerëz që kudo që kanë punuar të na sjellin dëme”, tha ai.
Kritika të ashpëra adresoi edhe për ministren e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Investime Strategjike, Rozeta Hajdari./Tv Malisheva