Gjatë së dielës ka ndodhur një aksident tragjik në Itali.Si pasojë e goditjes nga treni e kanë humbur jetën dy të rinj, në mesin e tyre edhe Meriton Ajeti, 15-vjeçar nga Kosova.

Rasti ka ndodhur në stacionin e trenit San Pietro Berbenno, në rajonin e Lombardisë.

Dy të rinjtë e moshës 15 dhe 17 vjeçare u goditën nga treni derisa po tentonin t’i kalonin binarët, duke tentuar që ta anashkalonin nënkalimin për këmbësorë, shkruajnë mediat italiane .

Dhe, kjo iu ka kushtuar me jetë dy të rinjve.

Sipas mediave atje, një tren tranzit i cili po ecte në ato çaste me një shpejtësi 80 kilometrash në orë, nuk ka mundur të ndaloj në kohë për të evituar tragjedinë.

Djaloshi dhe miku i tij humbën jetën pas një ditë argëtimi që kishin kaluar në Luna Park. /TV Malisheva

Share.