Në minutën e 26′ erdhi goli i parë për Italinë dhe realizues ishte Manuele Locatelli. I njëjti lojtarë shënoi edhe golin e dytë në minutën e 52′ dhe ky ishte një gol shumë i bukur nga distanca. Rezultatin përfundimtar 3-0 e vendosi qendërsulmuesi Ciro Immobile në minutën e 89′ të ndeshjes.

Pas kësaj fitoreje, Italia ka gjashtë pikë në vendin e parë dhe tashmë e ka siguruar kualifikimin për në fazën tjetër të Euro 2020. /TV Malisheva

Share.