Italia është mbërthyer nga emergjenca e smogut. Ky i fundit ka kapërcyer tashmë rrafshinën Padane, ku problemi është më kritik. Mungesa e erës dhe shirave ka bërë që situata të përkeqësohet në të gjitha lartësitë.

Në Romë janë ndaluar makinat dizel nga ora 7.30 minuta e mëngjesit deri në 10.30 dhe nga 16.30 pasdite deri në 20.30. Në Torino po ashtu është kufizuar trafiku deri të enjten. Ndërsa në Milano konfirmohen masa të nivelit të parë.

Nga Roma në Torino, nga Manza në Firence, smogu ka kapërcyer limitet dhe çështja duket se rëndohet gjithnjë e më shumë. Autoritetet, përballë kësaj situate, janë të detyruar të marrin masa ekstreme, siç është bllokimi i makinave që ndotin më shumë dhe kufizimi i përdorimit të impianteve të ngrohjes.

Sipas zyrtarëve italianë, smogu po gjunjëzon mbi të gjitha Torinon, ku alarmi i kuq mund të kalojë në vjollcë, niveli më kritik i mundshëm, nëse ditët e ardhshme nuk do të ketë një përmirësim të kushteve të motit. Kjo do të detyronte autoritetet që të bllokonin edhe makinat euro dizel. Situata është delikate edhe në Toskanë. Përveç Firences, smogu është shfaqur edhe në pisa dhe qytete të tjera. Në Romë ndërkohë, janë kthyer të dielat ekologjike.

Niveli i smogut është rritur edhe në lombardi, me Milanon që për të shtatën ditë radhazi ka qenë e veshur me gri./tch

Share.