Italia të mërkurën nisi përpjekjet e saj të ndihmës për Libinë pasi ky vend i Afrikës së Veriut u godit nga përmbytjet shkatërruese ku mijëra persona mbetën të vdekur dhe shumë të tjerë mbetën të pastrehë.

Dy aeroplanë të Forcave Ajrore C 130 J u ngritën nga aeroporti i Pizës të mërkurën për të transportuar ekspertë të menaxhimit të ujit nga brigada e zjarrfikësve dhe pajisjet e tyre përkatëse dhe materialin logjistik, shkruan ANSA, transmeton KosovaPress.

Ndërkohë, anija San Giorgio e Marinës është nisur për në Derna për të ndihmuar në garantimin e operacioneve logjistike.

“Ministria e Mbrojtjes dhe forcat e armatosura do të japin mbështetjen maksimale për të ndihmuar popullin libian, i cili është goditur nga një përmbytje shkatërruese”, tha ministri i Mbrojtjes Guido Crosetto.

Për më tepër, anija San Marco e Marinës mund të përdoret për të transportuar personelin e Departamentit të Mbrojtjes Civile dhe të Kryqit të Kuq Italian për të ndihmuar në përpjekjet e ndihmës dhe për të sjellë materiale.

Kjo mund të përfshijë dy helikopterë që do të përdoren për operacionet e kërkim-shpëtimit.

/TV Malisheva

Share.