Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u ka kthyer përgjigje disa komentuesve në Facebook, lidhur me rritjen e çmimit të karburantit.

Një qytetare i tha Ramës se çmimi i naftës është i lartë, por ai e mohoi një gjë të tillë.

Sipas komentueses, çmimi i natës është 200 mijë lekë, gjë për të cilën kryeministri shqiptar tha se nuk është e vërtetë.

“Sikur kjo të ishte e vërtetë, sot çmimi i energjisë do të kishte kërcyer përpjetë si në Kosovë apo si në vende të tjera përreth, por e kundërta është e vërtetë. Braktisja e popullit nuk ka asnjë lidhje me mua”, ia ktheu Rama.

Pas kësaj, një tjetër komentues i tha Ramës se pyetja kishte të bëjë me çmimin e naftës dhe jo të energjisë.

“E di për çfarë me pyeti dhe janë të lidhura bashkë gjërat, prandaj edhe nuk duhen pare të shkëputura se arka e shtetit një është”, tha Rama./TV Malisheva

Share.