Këtë fundjavë starton edhe divisioni i dytë i futbollit kosovar, Liga e Parë.
Të premtën me fillim nga ora 17:00, në stadiumin “Liman Gega” të Malishevës, skuadra me po të njëjtin emër, e pret Kekun nga Kastrioti, shkruan GazetaBlic.
“Elektricistët” zbritën nga elita e futbollit kosovar, duke arkëtuar vetëm një pikë gjatë gjithë edicionit, derisa nuk është se janë treguar shumë aktiv në këtë merkato.