Ylli kolumbian James Rodriguez është larguar nga futbolli evropian, ku u transferua nga skuadra e Evertonit te skuadra nga Katari Al Rayyan.

Pasi që trajneri i ri i Everton Rafa Benitez tregoi që James nuk është në planet e tij, 30 vjeçari arriti marrëveshje me klubin nga Katari, ku Al Rayyan do të paguajë një dëmshpërblim prej tetë milionë eurosh për shërbimet e tij.

Tanimë, pas prezantimit tek klubi i tij i ri, është mësuar se James do të bartë numrin 10 në fanellën e tij.

Pas një karriere të bujshme me klubet evropiane, ku ishte pjesë e klubeve si Monaco, Porto, Bayern Munich e Real Madrid, James do të jetë numri 10 i ri i skuadrës nga Katari Al Rayyan. /TV Malisheva

Share.