Pirja e një gote qumësht para gjumit sjell një sërë përfitimesh si për fëmijët ashtu dhe për të rriturit.
Përmirëson cilësinë e gjumit
Studimet kanë treguar se qumështi mund të çojë në gjumë më të mirë. Qumështi përmban triptofan dhe melatonin, të cilat mund t’ju ndihmojnë të bini në gjumë më lehtë dhe më shpejt.
Është një burim i shkëlqyer i proteinave
Nëse darkoni shumë herët para se të flini, mund të kemi probleme me gjumin gjithë natën. Nëse doni të shmangni zgjimin në mes të natës sepse jeni të uritur, provoni të pini qumësht para gjumit.
Ndikon tek gjendja shpirtërore
Në një farë mase, pirja e qumështit para se të shkoni në shtrat mund t’ju ndihmojë të bini në gjumë, sepse bëhet një ritual i natës që ju relakson dhe përgatit për shtrat. Një teori tjetër është sequmështi i ngrohtë, iu rikthen në kujtimet e bukura të fëmijërisë duke ju çlodhur.
Mund t’ju ndihmojë të humbni peshë
Nëse qumështin e bëni zakon për të fjetur, mund t’ju ndihmojë në humbjen e peshës. Cilësia e dobët e gjumit mund të bëjë që të shtoni disa kilogramë, kështu që konsumimi i tij mund t’ju rikthejë në peshën normale. /TV Malisheva