E përditshmja franceze L’Equipe ka zbuluar dënimin prej 20 mijë eurove të UEFA-së për Francën oër shkak të gabimit që e bënë me himnin e Shqipërisë, në ndeshjen kualifikuese për EURO 2020.

Franca e mposhti Shqipërinë më 7 shtator, në stadiumin “Stade de France”, me rezultat 4:1. Megjithatë, Federata Franceze e Futbollit mbeti e turpëruar nga një incident që ndodhi para fillimit të ndeshjes.

Në fillim të takimit në Paris në vend të himnit shqiptar, u intonua ai i Andorra. Ndeshja u shtye për shtatë minuta për shkak se futbollistët shqiptar refuzuan të nisnin lojën pa u korrigjuar himni, shkruan lajmi.net.

Spikeri bën gabimin e radhës, pasi në tentim për t’i kërkuar falje tifozëve të pranishëm shqiptarë në stadium, ai iu drejtua atyre si armen.

Kësisoj, shtëpia e futbollit evropian ka vendosur ta dënojë me vetëm 20 mijë euro Federatën Franceze të Futbollit për këtë lëshim në ndeshjen me Shqipërinë.

https://www.youtube.com/watch?v=1wNKp0BJjtQ

Share.