Interi dëshiron me çdo kusht të nënshkruaj me Paulo Dybalan këtë verë, dhe detajet janë zbuluar në lidhje me ofertën e tyre për yllin argjentinas.

28-vjeçari është një nga lojtarët e lirë më të kërkuar në Evropë këtë verë, duke tërhequr vëmendjen e një sërë klubesh të mëdha.

“Nerazzurrët” ishin një nga të parët që bënë lëvizje, duke iu afruar lojtarit në janar për të negociuar për një marrëveshje të mundshme.

Problemet financiare dhe marrëveshja e Romelu Lukakut nënkuptojnë se gjërat kanë ngecur, duke e lejuar Milanin të futet në garë për Dybalan.

Siç raportohet nga “La Gazzetta dello Sport”, Interi i ka ofruar Dybalas një kontratë shumëvjeçare me vlerë pesë milionë euro në sezon dhe një milionë euro shtesë, nëse 28-vjeçari merr pjesë në të paktën 50% të ndeshjeve në dispozicion.

Klauzola e përfshirë është për të mbrojtur klubin nëse argjentinasi pëson një lëndim të rëndë, ndërkaq negociatat mes dy palëve nuk kanë ndalur dhe po ashtu është folur për përfshirjen e mundshme të një klauzole lirimi në marrëveshje që mund të jetë aktive pas vitit të parë, duke i dhënë edhe lojtarit një mbrojtje.

/TV Malisheva

Share.