Sot me fillim nga ora 18:05 do të fillojë ndeshja interesante mes skuadrës së Empolit dhe gjigandit italian Juventus. e vlefshme kjo për xhiron e 27 të Serie A.

Në xhiron e fundit të zhvilluar, Juventusi barazoi me rezultat 1:1 me Torinon, kurse Empoli u mposht me rezultat 2:0 nga Sampdoria.

Momentalisht, të dy këto skuadra i ndajnë vetëm 16 pikë në tabelë, ku Juventusi zë vendin e katërt me 47 pikë, krahas Empolit që renditet në vendin e 13 me 31 pikë të arkëtuara.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë mungesa të lojtarëve, ku për Empolin nuk do të paraqiten Baldanzi, Haas, Marchizza dhe Ekong, kurse te Juventusi mungojnë Sandro, Chiellini, Chiesa, Kaio Jorge, McKennie, Bernardeschi, Dybala dhe Rugani.

Tanimë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.

Empoli (4-3-1-2): Vicario; Stojanovic, Cacace, Ismajli, Luperto; Asllani, Zurkowski, Bandinelli; Bajrami; Pinamonti, Di Francesco

Juventus (4-4-2): Szczesny; Danilo, De Ligt, Bonucci, Pellegrini; Rabiot, Arthur, Zakaria, Cuadrado; Vlahovic, Kean

/TV Malisheva

Share.