Angli triumfoi 5:3 ndaj Kosovës mbrëmë në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian të vitit 2020.

Pas përfundimit të ndeshjes, sulmuesi Raheem Sterling e bëri një gjest të madh, duke i dhënë këpucët e tij një tifozi të ri.

Sterling pati një paraqitje të mirë të martën, duke shënuar gol në minutën e 24-t dhe duke prodhuar tri asistime.

Futbollisti i Manchester Cityt shkoi afër tribunave të stadiumit për të nënshkruar autografe, por në fund përfundoi duke i dhuruar këpucët e tij për një tifoz të ri.

Share.