Ballkani do të vazhdojë ta përfaqësojë Kosovën në garat evropiane, përkatësisht në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Kjo pasi kampioni i Kosovës është kualifikuar në fazën e grupeve të kësaj gare dhe tashmë ka mësuar tre rivalët e grupit G që janë Slavia Praga, CFR Cluj dhe Sivasspori.

Ndeshjet e para të fazës së grupeve do të zhvillohen me 8 shtator derisa ende nuk është përcaktuar se cilat skuadra do të luajnë si vendas, raporton TV Malisheva.

Ekipet në çdo grup përballen me njëra-tjetrën në shtëpi dhe jashtë saj. Dy klubet më të mira do të vazhdojnë aventurën evropiane edhe në vitin e ri:

Fituesit e grupeve kalojnë në raundin e 16-të të kësaj gare.

Nënkampionët e grupeve shkojnë në raundin e eliminimit të dytë në play-off, ku do të përballen me skuadrat e vendeve të treta të UEFA Europa League për një vend në raundin e 1/16-të.

/TV Malisheva

Share.