“Dardanët” e rinj po vazhdojnë sukseset e seniorëve të Kosovës në futboll.

Për momentin, Kosova U21 ka 6 pikë nga tri ndeshje në eliminatoret për Kampionatin Evropian të të rinjve 2021, ndërsa Shqipëria ka ngecur, duke arritur vetëm dy pikë nga 4 ndeshje.

Ndeshja e ardhshme e tyre në kualifikuese do të jetë midis Kosovës dhe Shqipërisë, e cila do të zhvillohet më 15 tetor, me Shqipërinë vendëse.

Raportohet se stadiumi ku do të luajnë është “Niko Dovana” të Durrësit.

 

Share.