Fadil Vokrri pati një ëndërr të cilën e bëri realitet.
Ishte një mision i pamundur, që për shumëkë çuditërisht, u bë realitet.
Një mision gati të pamundur e pati edhe Kombëtarja e Kosovës në nisjen e kualifikimeve për Euro 2020, shkruan Gazeta Olle.
Por, një fitore në ndeshjen që e luan sot kundër Republikës së Çekisë e vendos Kosovën me një këmbë në Evropian.
Djali i legjendës Vokrri, Gramozi, i ka motivuar sonte futbollistët verdhëekaltër duke iu thënë se ëndrrat bëhen realitet.
“Nëse mund ta ëndërrosh, mund ta realizosh”, shkroi Gramozi në rrjetet sociale.
Çeki-Kosovë luhet sonte nga 20:45.