Pas sulmit me tritol mbrëmë drejt shtëpisë së presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) Armando Duka, tani janë publikuar edhe pamjet e e këtij incidenti.

“TopChannel” ka arritur të sigurojë pamjet e incidentit nga kamerat e sigurisë, ku shihet një person me të zeza duke vendosur eksplozivin në shtëpinë e presidentit Duka.

Sipas videos së publikuar, personi në fjalë shihet duke iu afruar shtëpisë së presidentit të FSHF-së ku më pas vendos afër sasinë me lëndë shpërthyese dhe largohet me shpejtësi.

Ende nuk dihet identiteti i të riut që kreu këtë akt, ndërsa raportohet se policia është duke vazhduar hetimet derisa të identifikohet ai, dhe më pas të arrestohet.

Videon e incidentit kur shtëpia e presidentit Armando Duka sulmohet me tritol e gjeni më poshtë.

Top Channel/I maskuar dhe i shpejtë,momenti kur i riu vendos eksplozivin në shtëpinë e Armando Dukës

/TV Malisheva

Share.