Lautaro Martinez do te jëtë një ndër lojtarët më të kërkuar gjatë merkatos së verës.

Skuadra e Interit po mundohet të bëjë gjithçka që është e mundur për të mbajtur atë në skuadër, mirëpo duket se një gjë e tillë është shumë vështirë të ndodh.

Drejtuesit e klubit zikaltër, duket se nuk do ta lëshojnë argjentinasin për ndonjë çmim tjetër, përpos klauzolës së lojtarit e cilat është 111 milionë euro.

Sipas të përditshmes spanjolle Marca, Interi do ta linte atë të lirë edhe për 90 milionë euro për Barcelonën, por që do të kërkonte një lojtar plus nga ta.

Kujtojmë që Martinez tash e një kohë të gjatë është duke u kërkuar nga Barcelona, dhe është pikërisht Lionel Messi i cili e ka ftuar atë në Camp Nou./Tv Malisheva

Share.