Aktualisht në Kosovë numri i rasteve aktive me COVID është 3 mijë e 195.

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në gjithë vendin janë regjistruar 203 raste të reja.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.835.246 doza të vaksinës, ku me dozën e parë janë vaksinuar 904,083 qytetarë.

Deri më sot 824.416 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa janë dhënë 104.896 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1,659 persona.

/TV Malisheva

Share.