Në bazë të të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), partitë serbe kanë arritur të fitojnë dhjetëra vota në Drenas.

Komuna e Drenasit konsiderohet si komunë ku nuk jeton asnjë komunitet pakicë, në veçanti ata serb, megjithatë në zgjedhjet e djeshme, subjektet politike serbe kanë marrë 42 vota, kurse subjektet tjera të komuniteteve kanë marrë gjithsej 348 vota.

Në mesin e votave për serbët, Lista serbe ka marrë dy vota, Partija Kosovskih Srba ka marrë 23 vota, Nova Demokratska Stranka 3 vota, Sloboda 5 vota dhe Samostalna Liberalna Stranka 12 vota.

Interesante është edhe votimi për Partinë Liberale Egjiptiane, e cila ka marrë 302 vota.

Ndërkohë, 9 subjektet tjera politike të komuniteteve joshimicë kanë marrë edhe 82 vota.

Share.