Hapësira e bardhë e pamjes së Facebook mund tu lodhë shikimin tuaj pas disa orësh shfletim. Por ju mund të aktivizoni “Dark Mode” për tu dhënë mundësi syve të pushojnë.
Shkoni në uebsajtin e Facebook në çdo shfletues desktop. Nëse nuk e keni të aktivizuar pamjen e re të Facebook në Desktop mund ta bëni me një buton të thjeshtë nga Settings.
Sapo ta keni aktivizuar, klikoni në shigjetën me kokë poshtë në cepin e djathtë lart për të hapur menunë e llogarisë. Për të aktivizuar Dark Mode shtypni butonin ngjitur me opsionin.
Nëse dëshironi të riktheheni në pamjen e mëparshme atëherë ndiqni të njëjtat udhëzime.
Është një opsion mjaft jetik sidomos në rastet kur kaloni nga ambiente me dritë në ambiente të errëta./ Tv Malisheva