Dj Geek është një emër jo pak i njohur për publikun shqiptar, i cili u bë personazh akoma më i dashur kur bëri publike lidhjen e dashurisë me këngëtaren Dafina Zeqiri.

Ata konfirmuan ribashkimin e tyre në muajin dhjetor të vitit që lamë pas, e që atë kohë kanë qenë të pandarë nga njëri-tjetri.

Dafina dhe Geek mundohen të jenë sa më aktivë në rrjete sociale e të ndajnë me ndjekësit momente të ndryshme të përditshmërisë së tyre. Së fundmi, Geek ka publikuar në InstaStory-n e tij një foto që mori vëmendjen e të gjithëve.

Jeni kuriozë të dini si dukej ai para famës? Një djalosh shumë i qeshur dhe i ëmbël, siç mund ta shihni në këtë foto.

Para disa muajsh dyshja i habitën të gjithë pasi konfirmuan publikisht se ishin ndarë, pak kohë pasi kishin nisur lidhjen e tyre. Zeqiri u shpreh se ishte e detyruar të zgjidhte mes të dashurit dhe punës, ndaj ajo zgjodhi këtë të fundit. Mirëpo kjo ndarje nuk zgjati shumë dhe tani ata janë shumë të lumtur bashkë.

Madje, nuk është habi që shumë shpejt të dëgjojmë për hapa më të mëdhenj të hedhur në marrëdhënien e tyre (për unazën e kemi fjalën).
/TVMalisheva

Share.