Si në Evropë, ashtu edhe në Kosovë në mbrëmjen e kaluar ka përfunduar afati kalimtar i janarit.

Shumë skuadra të Superligës, kanë arritur të përforcohen në repartet përkatëse, mirëpo edhe kësaj radhe një skuadër ka arritur të transferojë numrin më të madh të lojtarëve.

Është skuadra e Llapit, e drejtuar nga Tahir Batatina, ajo e cila ka transferuar numrin më të madh të lojtarëve gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

Skuadra llapjane ka arritur të transferojë në skuadër 13 lojtarë

Ata kanë transferuar lojtarë si: Egzon Krasniqi, Jasmin Raboshta, Nertil Hoxhaj, Ardian Hoti (I rikthyer nga huazimi), Giacomo Nava, Florian Daci, Premtim Jakupi, Alket Bajrami, Leutrim Kadriu, Ersil Ymeraj, Donat Mehmeti, Albutrint Morina, dhe Thesar Ismajli.

Kujtojmë që skuadrat kosovare do të rikthen në aksion vikendin e ardhshëm, me ndeshjet e Kupës së Kosovës, aty ku Llapi është eliminuar në raundin e kaluar./TVMalisheva

Share.