Jada Pinkett Smith është shprehur sinqerisht për rënien e flokëve.
Aktorja 50-vjeçare, e cila zbuloi në vitin 2018 se vuan nga alopecia, ndau të martën një video përditësim me ndjekësit e saj.
“Tani në këtë pikë unë mund vetëm të qesh”, tha ajo në videon e shkurtër, duke treguar një vijë të zbehtë të rënies së flokëve në kokën e saj që ajo tha se u shfaq ‘papritmas një ditë’.
Ju të gjithë e dini se unë kam qenë duke luftuar me alopecinë”, shpjegoi ajo, duke shtuar, “shikoni këtë vijë pikërisht këtu… ajo u shfaq kështu. Dhe kjo do të jetë pak më e vështirë për mua të fshihem, kështu që mendova që thjesht ta ndaj në mënyrë që të mos bëni asnjë pyetje”.
Ajo së pari ndau betejat e saj me rënien e flokëve në një episod të vitit 2018 të emisionit të saj “Red Table Talk”, duke thënë: “Ishte e tmerrshme kur filloi për herë të parë. Isha në dush një ditë dhe më pas kisha disa grushte flokësh në duart e mia… Ishte një nga ato momentet në jetën time që fjalë për fjalë po dridhesha nga frika”.
Ylli i “Girls Trip” tha në atë kohë se kujdesi për flokët e saj kishte qenë “një ritual i bukur” dhe tha se ajo po eksperimentonte si me modele flokësh më të shkurtër ashtu edhe me kapele. /TV Malisheva