Conor McGregor ka probleme të shumta me karrierën e tij aktualisht, mirëpo këtë javë ai e ka marrë jahtin e preferuar Lamborghini që duket i mrekullueshëm.
Siç është njoftuar më herët, ylli i UFC-së ka shpenzuar rreth 3.6 milionë dollarë (tre milionë euro) për Lamborghini Tecnomar 63, të cilin e ka quajtur “supervetura e detit”
Ish-kampioni e kishte porositur këtë jaht që në muajin tetor të vitit të kaluar, ndërsa tashmë e ka në dispozicion.
Përveç çmimit bazë (prej 3.6 milionë dollarësh), Lambo i tij besohet të ketë kushtuar shumë më tepër (rreth katër milionë dollarë / 3.4 milionë euro) për shkak të posedimit të pajisjeve shtesë.
Jahti i Conorit është rreth 19 metra i gjatë, peshon 24 tonelata dhe zhvillon 4.000 kuajfuqi.
Vetëm 63 jahte të tilla janë prodhuar për publikun super të pasur, ndërsa McGregor e ka marrë të 12-tin me radhë për nder të uiskit të tij, Proper 12.
Aplikuesi i arteve të përziera marciale mund të ngushëllohet paksa me jahtin e ri për ta harruar duelin ndaj Dustin Poirier në ‘UFC 264’, në të cilin pësoi një lëndim të rëndë në këmbë. /TV Malisheva