Është e pamundur të bësh historinë e Plavës dhe Gucisë e të mos përmendësh një nga figurat më të njohura të historisë shqiptare , Jakup Ferri qe jetës ja kushtojë betejës dhe çështjes kombëtare por edhe pasuesit e tij që ndoqën të njejtën rrugë.
Jakup Ferri ka qenë luftëtar dhe udhëheqës ushtarak popullor nga qyteti i Plavës. Pjesëmarrës aktiv në lëvizjen kryengritëse të viteve ‘60 kundër Tanzimatit në krahinën Plavë-Guci, si dhe në luftimet kundër orvatjeve të ushtrisë malazeze për të pushtuar toka shqiptare më 1874 e 1876.
Jakup Ferri ka qenë pjesëmarrës në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit dhe anëtar i Komitetit të Lidhjes për Plavën. Ishte një nga organizatorët e aksionit të Gjakovës në shtator 1878, që përfundoi me vrasjen e Mehmet Ali Pashës.
Udhëhoqi forcat mbrojtëse shqiptare më 4 dhjetor 1879 në afërsi të Nokshiqit dhe të Velikës dhe u vra në luftimet me trupat malazeze./Tv Malisheva
Videon e plotë e gjeni te emisoni me gazetarin Marin Mema/ Gjurmë Shqipëtare – Ora e Shqipërisë në kanalin You Tube Top Channel Albania.