Trajneri i ekipit kombëtar të Belgjikës, Roberto Martinez, ia ka besuar Adnan Januzajt një vend në skuadrën e zgjedhur për dy ndeshjet e radhës të Kombëtares, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020.
Belgjika do ta vazhdojë rrugëtimin në kampanjën kualifikuese për EURO 2020 fillimisht me ndeshjen kundër San Marinos në shtëpi, më 10 tetor, ndërsa tre ditë më vonë do ta vizitojnë Kazakistanin
Të dyja këto ndeshje janë të vlefshme për Grupin I kualifikues në EURO, që Belgjika e kryeson me rekord të përsosur deri më tani. Skuadra e Martinezit i ka grumbulluar 18 pikë nga gjashtë ndeshjet e para, të cilat i ka fituar të gjitha.
Për ta vazhduar këtë rekord të përsosur, Martinez ia ka besuar një vend në skuadrën e tij edhe anësorit 24-vjeçar me prejardhje nga Kosova, Adnan Januzajt, i cili luan në La Liga për Real Sociedadin
Januzaj do ta ketë mundësinë t’i bërë paraqitjen e 12-të dhe të 14-të për Kombëtaren belge, që prej debutimit të tij në këtë skuadër, më 7 qershor të vitit 2014. Gjatë kësaj periudhe, ai e ka shënuar vetëm një gol.