Ministria e Shëndetësisë e Japonisë njoftoi sot se ka konfirmuar 39 raste të reja të një virusi në një anije që ndodhet në karantinë në portin Jokohama, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 174.
Ministria gjithashtu tha që virusi, i quajtur Kovid-19 dje, u konfirmua nga një oficer i përfshirë në kontrollet fillestare të karantinës natën kur anija ‘Diamond Princess’ u kthye në portin e Jokohamës afër Tokios më 3 shkurt, transmeton TV Malisheva