Përfaqësuesi i familjes së dëshmorëve, Xhavit Jashari pas takimit me kryeministrin Kurti ka theksuar se ata nuk dorëzohen në kërkesat e tyre.

Ai ka folur edhe për pastrimin e listave te veteranëve.

“Ne ishim aty, për t’ua thënë në sy se kanë bërë shkelje ligjore. Kjo çështje do të shkojë edhe në Gjykatë Kushtetuese”, tha ai.

“Ne folëm edhe për pastrimin e listave, dhe kjo nuk është detyrë as e kryeministrit e as e ministrit. Kjo është një çështje që është në proces gjyqësor. Tash çështja është kthyer në rigjykim”, tha ai.

“Ne i shpjeguam kryeministrit se edhe po të themelohej një komision për riverifikim e veteranëve, prapë do të jenë të njëjtit njerëz, dhe askush nuk i frikësohet. Janë dy organe kompetente që e bëjnë këtë gjë: janë komandantët  me zinxhirin komandues, dhe është Gjykata që vlerëson nëse ka pasur ose jo shkelje”, tha ai.

/TV Malisheva

Share.