Ish-luftëtari I UÇK-së, Xhemajl Jashari, ka thënë se pas çdo rishikimi të kufinjve të tokave shqiptare, ky vend prapë është i Shqipërisë, ngase shqiptarët e kanë mbrojtur me gjak, shkruan TV Malisheva.

Ai ka thënë se 41 ditë luftime të hatashme bënë që gjaku i dëshmorëve të bëhet atdhe.

“Çfarëdo revidimi i kufinjve që bëhet në këtë pjesë të Ballkanit, ky vend i takon mëmës Shqipëri, ngase me gjak e kemi mbrojt, për 41 ditë luftime të hatashme, bombardime me aeroplane e helikoptera, me tankse me të gjitha mjetet, nuk munden me depërtu në këtë zonë, kjo do të thotë shumë se fundja kur bie shi bëhet lloq, kur bie gjaku bëhet atdhe, bëhet vatan, e këtu është atdhe”, ka thënë Jashari. /TV Malisheva

Share.