Jason Momoa doli publikisht dhe konfirmoi se ka rezultuar pozitiv me COVID-19, dhe aktualisht është duke qëndruar në izolim në shtëpinë e tij në Mbretërinë e Bashkuar.

Superylli i Hollywood, 42 vjeç, fillimisht e bëri të ditur lajmin në një video që postoi në InstaStory.

Momoa, i cili ka xhiruar “Aquaman And The Lost Kingdom” që nga qershori, sugjeroi se ai mund të jetë infektuar me virusin kur mori pjesë në premierën e filmit epik fantastiko-shkencor “Dune”, në të cilin ai luan rolin e Duncan Idaho, shkruan DailyMail.

Momoa zbuloi se ai ka qenë në izolim me skateboardistin profesionist, Erik Ellington.

“Unë u infektova me COVID menjëherë pas premierës”, tha Momoa në video, e cila filloi me Ellington duke bërë një kërcim me skateboard brenda shtëpisë.

Aktori la të kuptohet se është e vështirë të thuash saktësisht se ku dhe kur u infektua.

“Ka shumë njerëz që kam takuar në Angli, dhe kush e di. Sido që të jetë, unë jam mirë dhe ju falënderoj për shqetësimin dhe dashurinë tuaj”, shtoi Momoa.

Ai vazhdoi të tregojë se ka vendosur kampin në shtëpinë e tij dhe se ai ka disa gjëra shumë interesante që po realizon, por për fat të keq nuk mund të largohet nga shtëpia’.

Pasi u mënjanua përkohësisht nga xhirimet, Momoa thuhet se është në karantinë në një rezidencë me tetë dhoma gjumi, 11 banja me vlerë 20 milionë funte në Londrën Veriore.

“Jason është mirë për fat dhe tani po izolohet pasi rezultoi pozitiv për COVID-19”, tha një burim.

“Aquaman And The Lost Kingdom” është planifikuar të dalë më 16 dhjetor 2022. /TV Malisheva

Share.