Presidenti i Kosovës këtë javë pritet të ftojë në takim për konsultime të gjithë liderët e partive politike, për të shikuar mundësinë e krijimit të qeverisë së re. Pasi që njoftimi zyrtar i mocionit nga Kuvendi ka arritur të premten në zyrën e tij, Thaçi nuk ka arritur të ftojë liderët në takim për sot.

Partitë politike të kontaktuara nga KosovaPress në lidhje me atë nëse do t’i përgjigjen pozitivisht ftesës së presidentit Thaçi, kanë thënë se nuk kanë ende qëndrim zyrtare në lidhje me këtë çështje

Share.