Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit është vendosur që javën e ardhshme të mbahen tri seanca, ku njëra prej tyre do të jetë për nderë të Epopesë së UÇK-së.
Ndërsa të enjten do të jetë seancë plenare.
“Sot u vendos që javën e ardhshme të mbahen tri seanca. E para mbahet të hënën në orën 12:00, seancë e veçantë që shënon përvjetorin e Epopesë së UCK-së. E dyta është më 8 mars, e mërkure, nga ora 12:00 që është seancë me vazhdime me pikat e papërfunduara dhe seanca e re e Kuvendit që është caktuar për të enjten nga ora 10:00. Përveç deklarimeve jashtë rendit të ditë, në shqyrtim të dytë janë dy projektligje, për pyjet dhe sigurinë e përgjithshme të produkteve. Në shqyrtim të parë janë projektligje të tjera”.
/TV Malisheva