Veprimtari Fadil Javori derisa ka folur për veprimtarin e çështjes kombëtare Alush Smajli, ka thënë se ky i fundit gjithmonë dhe në çdo vend e ka mbajtur me vete flamurin kombëtar, shkruan TV Malisheva.

Ai thotë se madje edhe është varrosur me flamur, që sipas tij, Alush Smajli është i pari që bën një akt të tillë.

“Një karakteristikë e ka pasur, ngase gjithmonë ka qenë me flamur kombëtar, e ka pasur si simbol të vetin, njihet me të, madje edhe është varrosur me të, ndoshta mund të jetë i pari që është varrosur me flamur kombëtar, nuk e di që ka qenë dikush tjetër para tij”, ka thënë Javori. /TV Malisheva

Share.