Veprimtari Fadil Javori ka thënë se Alush Smajli nuk njihet si hero në Kosovë dhe se nuk ka diçka që simbolizon dhe përkujton atë.

Ai ka thënë se ka dëgjuar se një rrugë në Prishtinë është emërtuar me emrin e tij, por që nuk po mundet ta gjejë emrin e tij në tabelat e rrugëve të qytetit.

“Pas lufte kur janë bërë emërtimet e rrugëve, e kam pa një dokument kinse është emërtuar një rrugë me emrin Alush Smajli në mes të Prishtinës, tash nuk po mundem me gjet atë rruge, si u zhduk”, tha Smajli.

Ai ka shtuar se ka bërë kërkesë në Presidencë për çështjen e shpalljes së tij ‘Hero’ mirëpo që nuk ka marrë përgjigje.

“Janë shpallur heronj edhe njerëz të nivelit më të ultë, tash pa keqkuptime, por Alush Smajli nuk përmendet askund, kërkesën e kam bërë qe një vit në Presidencë, nuk kam marrë përgjige, nuk e di cilat janë kriteret me shpall dikë hero”, tha Javori. /TV Malisheva

Share.